E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria "pushton" hotelin ne Velipoje

Shkoder- Ushtria "pushton" hotelin e oficereve ne Velipoje, duke vene ne panik personat qe kalonin naten ne te. Pas 11 vitesh konflikti pronesie midis pretenduesve te truallit dhe deges ushtarake e Ministrise se Mbrojtjes, dje rreth ores 05:00 te mengjesit rreth 30 forca ushtarake te shoqeruara edhe nga uniformat blu te Shkoder, kane rrethuar godinen qe kishte nderruar pronar qe prej vitit 1997. Objekti qe gjendet shume prane bregdetit eshte nder me te vjetrit e ndertuar gjate kohes se diktatures ne kete zone. Gjate procesit te kalimit te pronesise ka pasur pakenaqesi nga personat qe kishin bujtur ne te, pasi u eshte dashur qe brenda nje kohe te shkurter te ngrene teshat dhe te gjenin nje tjeter vendstrehim. Policia Ushtarake u ka komunikuar personave qe e kane administruar deri tani kete hotel edhe urdhrin per lirimin e tij. Por gjithsesi nuk ka pasur nje pergjigje te ashper per zbatimin e tij dhe pushuesit jane larguar. Ky hotel ishte marre nen administrim nga persona qe deklaronin se ishte ndertuar mbi truallin qe ato posedonin me tapi dhe me letra te rregullta. Pronaret e truallit bene me dije se deri ne vitin 2006-te kete hotel e kane pasur me leje te bashkise se Shkodres, por mesohet se ne 2006-en "pronesia" e ndertimeve te tilla, i ka takuar komunes se Velipojes. Pronaret pretenduan se nuk ishin lajmeruar me pare per aksionin e Policise Ushtarake. Por problemi me i madh ka qene sqarimi i rreth 50 pushuesve qe kishin paguar ne sportel qendrimin per disa dite ne hotel ne kete sezon pushimesh ne Velipoje.

R.Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›