E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqtrajtonte nenen, sulmon dhe policine

Gjirokaster- Policia e Gjirokastres ka ndaluar nje 31-vjecar i cili prej disa muajsh keqtrajtonte nenen e tij. Sipas burimeve zyrtare, "nga ana e specialisteve te Policise Kriminale Gjirokaster, eshte bere arrestimi ne flagrance i 31-vjecarit Elidjan Murtaj, lindur dhe banues ne fshatin Mashkullore". I riu do te akuzohet edhe per kundershtim me force te inspektorit te zones, te cilin e ka kercenuar edhe me jete. Murtaj eshte shoqeruar ne ambientet e komisariatit pas disa ankesave qe kishte bere nena e tij 60 vjecare per dhune fizike. Mesohet se shkak jane bere debatet dhe konfliktet ne familje. "Disa here nena e tij ka vene ne dijeni policine se gjate debateve ne familje djali i saj e keqtrajtonte", tha zedhenesi i policise, Gentian Mullai. Agjentet i kishin derguar disa flete-thirrje 31-vjecarit Murtaj te paraqitej ne polici pas denoncimeve te bera nga nena e tij. "Por ne asnje rast ai nuk eshte paraqitur prane nesh", pohojne burimet policore. Pas grindjes se fundit qe ka pasur me te emen, eshte marre ne pyetje nga inspektori i policise se zones. Gjate tentatives per te vijuar hetimin e ngjarjes, Murtaj mesohet se ka kundershtuar me dhune Inspektorin e policise se zones dhe e ka kercenuar per jeten. Edhe gjate shoqerimit ai nuk i ka pranuar akuzat per rrahjen e nenes, duke i cilesuar si te qellimshme denoncimet dhe ankesat.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›