E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes me fyt te prere e moshuara, pyetet nusja

Shkoder- Vdekja misterioze e nje te moshuare qe u gjet me fyt te prere mes nje pellgu gjaku ne tualetin e shtepise, ka cuar policine e Shkodres drejt pistes se nje vrasje te mundshme. Ne pyetje eshte marre edhe nusja e viktimes qe e ka gjetur e para trupin, pasi hetohet edhe per nje konflikt ne familje. Ne komisariat u shoqeruan edhe 12 persona, nderkohe qe si piste e dyte hetohet vetevrasja. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne Vaun e Dejes. Ka qene ora 10:30 kur nusja 35-vjecare ka gjetur trupin e pergjakur ne banjen e shtepise ku jetonte e vetme Dake Mazi. Ulerimat e saj kane bere qe te interesoheshin edhe fqinjet, kurse gjendja e te moshuares ka qene kritike. Mjeket thane se shkaqet e vdekjes ishin hemorragjia dhe plaga e rende ne pjesen e grykes dhe qafes, e shkaktuar me mjete mprehese, thike.

Nusja

"Ne jetojme pak metra larg njeri-tjetrit. Buri dhe kunati kane emigruar ne Greqi prej muajsh dhe vijne here pas here. Nuk kemi pasur asnje konflikt, ndersa erdha te pija kafen e mengjesit si cdo dite me vjehrren. Nuk e gjeta as ne dhomen e gjumit dhe as ne guzhine, por te pergjakur ne banje dhe duke renkuar". Ky ka qene rrefimi qe 35-vjecarja i ka dhene grupit hetimor te policise se Shkodres dje ne mesdite pas ngjarjes dhe me pas eshte lene e lire. Policia shoqeroi te pakten 12 persona, ndersa dyshoi per nje tentative grabitjeje. Fqinjet treguan se degjuan ulerimat e te rese dhe shkuan per nga hyrja e shtepise. Menjehere 72-vjecarja Dake Mazi eshte percjelle me nje ambulance drejt urgjences se spitalit Shkoder, por ka nderruar jete pak caste me vone. "Ne ndihme me erdhen fqinjet dhe e derguam me ambulance drejt spitalit", ka vijuar rrefimin nusja e te ndjeres, por pa dhene shpjegime nese kishte pare ndonje person te dyshimte.

Hetimet

Burime zyrtare te policise thane dje per gazeten se ende nuk kishin nje version te qarte per ngjarjen dhe po hetojne ne disa pista. Ekspertet konstatuan nje plage rreth qafes te shkaktuar me thike qe i ka sjelle hemorragji te moshuares dhe per pasoje vdekjen. Mosdhenia e ndihmes ne kohe ka ndikuar tek pasoja tragjike, pasi Mazi jetonte e vetme pas emigrimit te djemve. Policia tha se megjithese dyshohet per nje vetevrasje, plaga e shkaktuar eshte e veshtire te besohet se mund te behej nga vete e ndjera. Ndaj jane kryer shoqerime te 12 personave qe banojne ne pallat dhe perreth zones ku banonte viktima. Hetohet per nje grabitje te mundshme e te moshuares dhe perfshirja e nuses ne krim, por qe ka nje alibi. "Trupi do t'i nenshtrohet autopsise per te percaktuar shkakun e vdekjes dhe mundesine nese Mazi eshte veteqelluar, pasi nga njollat e gjakut, por edhe nga shenjat, eshte e pamundur vetevrasja me arme te ftohte ne kete menyre", thane burime nga policia e Shkodres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›