Berisha: Ne marrim borxh vetëm për investime

Sipas tij, prioritet mbetet modernizimi i sistemit rrugor në vend, teksa informoi deputetët për inaugurimin e fillimit të trasesë së rrugës Tiranë-Elbasan. "Shqipëria me infrastrukturë moderne, është premtimi ynë, është beteja jonë dhe kam kënaqësi që vij këtu pas inaugurimit të punimeve të autostradës, që shkurton në 31 km distancën mes dy qyteteve", theksoi Berisha.
Sipas tij, janë të paktën 1300 km rrugë që janë në ndërtim e sipër në akset kombëtare, në rrugë rurale dhe të qyteteve. Ai tha se fondi total i ofruar për procedurat e realizuara gjatë vitit 2011 ishte 51 miliardë lekë, nga 28.7 miliardë që ishte në vitin 2010.
"Jap këto shifra se këto janë shndërruar të gjitha në vepra që ndryshojnë jetën e qytetarëve shqiptarë. Në rast se në vitin 2010 nga fondet e prokuruara janë kursyer 3.2 mld lekë në vitin 2011 janë kursyer 12.6 mld lekë. Nuk ka lokalitet, komunë, në të cilën nuk po ndërtohet dhe nuk do ndërtohet. Kjo pranverë shënon betejën totale për infrastrukturën e Shqipërisë. Vetëm shkolla janë parashikuar 230. Janë parashikuar rreth 290 rrugë në të 4 anët e vendit", tha Berisha.
"Ky projekt po shkon me vendosmëri drejt fazës përfundimtare. Janë në total 600 projekte të reja në ndryshim të jetës së qytetarëve, që hapin së paku 200 mijë vende pune, që i japin nxitje rritjes ekonomike të vendit”, theksoi Berisha. Duke folur për çështjen delikate për ekonominë e vendit, atë të borxhit publik, Berisha tha se këto borxhe merren për investime dhe jo për rroga siç merreshin dikur.
"Paraardhësit tanë merrnin borxhe për rrogat dhe shërbime operative. Asnjë qindarkë s’merret borxh për rrogat”, tha Berisha. Sipas Kryeministrit, me gjithë investimet më të mëdha, është ulur borxhi, sepse janë ulur shpenzimet e tjera. "Ky vit është viti i projekteve më të shumta në historinë e vendit, projekte që Shqipëria në 100 vjetorin e saj i meriton plotësisht", përfundoi Kryeministri Berisha./Start/
2012-04-23 14:30