Raporti, Kreshnik Spahiu abuzoi me detyrën

Midis të tjerash, në raport thuhet se Spahiu, ka bërë trajtesë negative për censusin e popullsisë dhe banesave, si dhe ka tentuar të dëmtojë marrëdhëniet me fqinjët, elementë këto që nuk janë në përputhje me dispozitat kushtetuese të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Kreu i komisioni, Enkelejd Alibeaj, theksoi se Spahiu ka shfrytëzuar pozicionin e tij për vendimmarrjet në KLD, teksa ka shtuar se ai ka zvarritur qëllimisht disa çështje gjyqësore.
Gjithashtu, sipas raportit, Spahiu ka kryer rreth 15 udhëtime jashtë vendit, që nuk kishin të bënin me veprimtarinë e institucionit. Raporti pritet t’i dorëzohet Parlamentit për shqyrtim në seancën e së enjtes.
Spahiu dha dorëheqjen nga posti në fillim të këtij muaji, duke deklaruar se do ta çonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese, gjë që deri më tani duket se nuk e ka bërë. Opozita nga ana e saj, ka qenë “abstenuese”, duke mos u përfshirë as në komisionin hetimor dhe as duke mos e votuar atë. /Start/
2012-02-27 17:21