Uzuni nuk ndalet, vjen goli i 18-të

Granada rrëmbeu një fitore të vështirë në transfertën ndaj Burgos CF falë dopietës së Jorge Molinës dhe golit të Myrto Uzunit, pasi kishte pësuar gol që në minutën e 8-të me autor Campos. Kështu, skuadra e trajnerit Paco Lopez ka shtatë ndeshje radhazi pa humbje.
Goli i Campos për vendasit ishte rezultati që i dha mundësinë Burgos të shkonte në avantazh në pushim. Në pjesën e dytë Granada doli në fushë kërkim të tri pikëve. Hyrja e lojtarëve si Jorge Molina apo Bryan u dha krahë shokëve të tyre. Ishte pikërisht sulmuesi Jorge Molina që shënoi golin e barazimit në 69’ nga pasimi i Sergio Ruiz.
Më pas ai do të asistonte Uzunin që sulmuesi kuqezi të shënonte golin e 18-të në këtë sezon dhe vetë Molina të shënonte finalen për 1-3 që vërtetoi fitoren e Granada-s