Uzurpatorët e posteve publike

Raporti ditor i qytetarit me Qeverinë, karakterizohet me dy momente dhe dy përjetime: në njërën anë aspekti pozitiv i institucioneve shtetërore ku ka njerëz që punojnë me gjithë mend për interesin publik dhe nga ana tjetër njerëz të uritur për fuqi e para, të cilët me çdo kush përpiqen t`i ruajnë pozitat aktuale.
Abuzimi me autoritetin publik nga ana e zyrtarëve shtetërorë është një përditshmëri e dhimbshme, e cila fillon që nga kontakti nëpërmjet dritareve të sporteleve nëpër Komuna e deri tek ata, të cilët duhet të jenë kujdestarë të interesit publik - deputetët e Kuvendit të Kosovës.
është për t’u habitur masa e hipokrizisë te disa deputetë, të cilët të fundosur në karriget komode të Kuvendit të Kosovës nuk e çajnë kokën edhe aq për premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore. Megjithëse i uzurpojnë nga dy-tri punë pas një kohe sërish kthehen në burim - te ata të cilët kërkojnë votën për ta ruajtur ekzistencën politike. E, ai, qytetari që mundësoi fuqizimin e tij/saj mbetet me gishta në gojë.
Kuvendi i Kosovës ka bërë punë kuantitative, por mbase pak është përqendruar te ana kualitative e ligjeve të miratuara. Njëri prej këtyre ligjeve është edhe ai për deputetë, cili ka karakter diskriminues duke ua mundësuar deputetëve që në moshën 55 vjeçare të marrin pension shtesë (nëse nuk janë në marrëdhënie pune) në krahasim me moshën 65-vjeçare që të gjithë të tjerët duhet ta arrijnë.
Disa deputetë ushtrojnë edhe funksione të tjera përderisa janë deputetë, duke qenë në borde të ndërmarrjeve publike ose duke qenë drejtues të ndërmarrjeve publike. Një deputet sot mesatarisht kryen dy deri në tri funksione duke pamundësuar të tjerë më të kualifikuar se ai/ajo të kryejnë punën. Deputeti Slobodan Petroviq punon si zyrtar në zyrën për komunitete në PTK, është në Bord të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe njëkohësisht deputet. Gani Koci është dhe zyrtar ligjor në KEK, në Komisionin për Buxhet dhe Financa ku diskutohen edhe çështje që kanë të bëjnë me financimin e projekteve të KEK dhe mbikëqyrjen e këtyre investimeve. Deputetja Besa Gaxherri, deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zyrtare në Postë-Telekomin e Kosovës, dega në Pejë. Për Agjencinë Anti-Korrupsion këto raste nuk përbëjnë konflikt interesi, sepse krijimi i Zyrës për Komunitete në PTK, sipas AKK-së është “akt humanitar”. Shpjegimet e AKK-së, për më tepër thyejnë edhe ligjin e fizikës për pamundësinë që njeriu të jetë në të njëjtën kohë në dy vende. Ka njerëz që mbajnë edhe nga tri poste njëherësh dhe kushedi si matet puna e tyre.
Këta deputetë me kontrata dhe me normën e angazhimit që duhet të ketë, dita e tyre është jo 24 orë por 48 orë. Ka shumë raste të këtilla të cilat e tregojnë një realitet krejt tjetër nga ai i prezantuar nga Kryeministri si “instalim i qeverisjes së mirë në Kosovë”.
Neni 72 dhe neni 74 i Kushtetutës përcakton se është në papajtueshmëri me mandatin e deputetit që të ketë post ekzekutiv në ndërmarrje publike. Më tutje Ligji për Parandalimin e Konflikti të Interesit, Neni 13 paragrafi 3 i Ligjit, parasheh për zyrtarin vetëm funksione nga lëmit e sportit, shkencës dhe veprimtarisë humanitare. “Zyrtari duhet ta kryej punën e tij, me ndërgjegje, paanshmëri, ta ruaj autoritetin e institucionit për funksionin që e ushtron në pajtim me ligjin”. Në këtë kontekst, ka edhe shkelje të nenit 9 të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik i cili përcakton se zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk ka të drejtë të krijojë marrëdhënie varësie nga persona të tjerë që do të mund të ndikonin në paanshmërinë dhe shprehjen e vullnetit të lirë në vendimmarrje
Duke qenë se Kosova po kalon në fazën e privatizimit, këta deputetë dhe shumë të tjerë do të kenë probleme serioze për të vendosur cilin interes do ta mbrojnë: atë të ndërmarrjes ku punojnë ose interesin publik. Po të respektonte Kuvendi i Kosovës kërkesën ligjore që të gjithë ata deputetë që kanë konflikt interesi duhet të abstenojnë nga votimi për atë çështje, Kuvendi dyshoj që ndonjëherë do të arrinte kuorumin e nevojshëm për mbajtjen e mbledhjes.
Kësisoj, deputetet përveç që kanë deformuar komplet konceptin e interesit publik dhe të përgjithshëm, janë edhe kontribuues të pa-punësisë në Kosovë duke uzurpuar vendet e punës.
Me sa duket motivi për t`u bërë deputet nuk qëndron në fuqinë dhe përgjegjësinë që kjo pozitë ka por më shumë në mundësitë që të ofron për tu angazhuar në borde e organizata të tjera. Sundimi i Ligjit dhe koncepti i Shërbimit Publik dhe mbrojtjes së interesit të përgjithshëm megjithëse mirë të shkruara në ligje janë larg pranimit si vlera dhe kritere për shoqërinë politike ne Kosovë.
(Autori është drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL)