V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.584, DATË 28.8.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.584, DATË 28.8.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, 22, pika 2, 23, pika 2, 24, pika 4, e 25, pika 4, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Pas pikës 21, të vendimit nr.584, datë 28.8.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 21/1, me këtë përmbajtje:
“21/1) Në tekstin e projektaktit me karakter normativ, që kërkon përafrimin me acquis communautaire, shënohen numri CELEX, data e miratimit dhe titulli i plotë i instrumentit ligjor të acquis communautaire, me të cilin është përafruar projektakti. Refernca e instrumentit ligjor të acquis communautaire bëhet, nëpërmjet një shënimi në fund të faqes së parë të lidhur me titullin e projektaktit.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/01/2009