V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN “PËR KONTROLLIN E SHKARKIMEVE TË OKSIDEVE TË AZOTIT APO FLUKSEVE TË TYRE NDËRKUFITARE”, TË KONVENTËS TË VITIT 1979, “PËR NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN “PËR KONTROLLIN E SHKARKIMEVE TË OKSIDEVE TË AZOTIT APO FLUKSEVE TË TYRE NDËRKUFITARE”, TË KONVENTËS TË VITIT 1979, “PËR NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË DISTANCË TË LARGËT””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin “Për kontrollin e shkarkimeve të oksideve të azotit apo flukseve të tyre ndërkufitare”, të konventës të vitit 1979, “Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/01/2009