E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN “PËR REDUKTIMIN E SHKARKIMEVE TË SQUFURIT APO TË FLUKSEVE TË TYRE NDËRKUFITARE, TË PAKTËN NË MASËN 30%”, TË KONVENTËS TË VITIT 1979, “PËR NDOTJEN NDËRK

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN “PËR REDUKTIMIN E SHKARKIMEVE TË SQUFURIT APO TË FLUKSEVE TË TYRE NDËRKUFITARE, TË PAKTËN NË MASËN 30%”, TË KONVENTËS TË VITIT 1979, “PËR NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË DISTANCË TË LARGËT””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të  Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin “Për reduktimin e shkarkimeve të squfurit apo të flukseve të tyre ndërkufitare, të paktën në masën 30%”, të konventës të vitit 1979, “Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA


07/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›