V E N D I M PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR REGJISTRIMIN NDËRKOMBËTAR
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR REGJISTRIMIN NDËRKOMBËTAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 7 e 9, të ligjit nr.7877, datë 30.11.1994, “Për aviacionin civil shqiptar”, të nenit 18, të konventës “Mbi garancitë ndërkombëtare në pajisjet e lëvizshme”, dhe të neneve 19 e 20, të protokollit të konventës, “Mbi garancitë ndërkombëtare në pajisjet e lëvizshme, në lidhje me çështje speciafike për pajisjet e mjeteve të fluturimit”, miratuar me ligjin nr.9551, datë 5.6.2006, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e rregullave dhe të procedurave për regjistrimin ndërkombëtar, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, nën cilësinë e “Pikës hyrëse”, (Pikë autorizuese e hyrjes), për shtetin shqiptar, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/01/2009