E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar,  dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.478, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa:

a) Në fund të shkronjës “b”, të pikës 1, shtohet emërtesa “Qendra e shërbimeve dhe administrimit të mjeteve të transportit, të sistemit të Ministrisë së Brendshme.”.
b) Lidhja nr.1/5, e përmendur në pikën 2/5, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Në pikën 14/1 pas emërtimit “… Shërbimit Informativ Ushtarak” shtohen “… dhe qendrës së shërbimeve dhe administrimit të mjeteve të transportit, të sistemit të  Ministrisë së Brendshme..”.

2. Punonjësit mbështetës ekzistues të qendrës së shërbimeve dhe administrimit të mjeteve të transportit, të sistemit të Ministrisë së Brendshme, të cilët, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë përfituar një pagë më të lartë se ajo e parashikuar sipas vendimit nr.1231, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, do të ruajnë nivelin e mëparshëm të pagës, deri në çastin e rishikimit të vendimit nr.1231, datë 2.7.2008, sipas përcaktimeve të tij.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2008, të përballohen nga fondet e miratuara për sistemin e Ministrisë së Brendshme dhe sistemin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për këtë vit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare:

- për ndryshimin e parashikuar për Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, nga çasti i emërimit të nëpunësit;
- për qendrën e shërbimeve dhe administrimit të mjeteve të transportit, të sistemit të Ministrisë së Brendshme, nga data 1 gusht 2008.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


10/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›