E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË TETË AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M  

PËR

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË TETË AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 14 prill 2009, të     8 (tetë) autokolonave ushtarake italiane, si më poshtë vijon:

-          autokolona e parë, 19 (nëntëmbëdhjetë) automjete dhe             41 (dyzet e një) trupa;

-          autokolona e dytë, 18 (tetëmbëdhjetë) automjete dhe                                41 (dyzet e një) trupa;

-          autokolona e tretë, 17 (shtatëmbëdhjetë) automjete dhe             35 (tridhjetë e pesë) trupa;

-          autokolona e katërt, 14 (katërmbëdhjetë) automjete dhe            29 (njëzet e nëntë) trupa;

-          autokolona e pestë, 16 (gjashtëmbëdhjetë) automjete dhe        39 (tridhjetë e nëntë) trupa;

-          autokolona e gjashtë, 10 (dhjetë) automjete dhe 36 (tridhjetë e gjashtë) trupa;

-          autokolona e shtatë, 15 (pesëmbëdhjetë) automjete dhe             23 (njëzet e tre) trupa;

-          autokolona e tetë, 16 (gjashtëmbëdhjetë) automjete dhe            33 (tridhjetë e tre) trupa.

2.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.

3.     Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, ratifikuar me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

4.     Autokolonat italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

5.     Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 


08/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›