v e n d i m PER KONTRIBUTIN E QEVERISË SHQIPTARE PËR RINGRITJEN E KAPACITEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË IRAKUT
v e n d i m
PER
KONTRIBUTIN E QEVERISË SHQIPTARE PËR RINGRITJEN E KAPACITEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË IRAKUT
N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸s dhe të pikës 7, të nenit14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, K¸shilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Heqjen nga armatimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë të municioneve, sipas llojeve, tipeve dhe sasive të përcaktuara në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Municionet e hequra nga armatimi, sipas tabelës nr.1, të përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të shërbejnë si kontribut i qeverisë shqiptare për ringritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Irakut, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar, për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë në Irak.
3. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/04/2009