v e n d i m PER PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËR LËSHIMIN E DOKUMENTEVE LIGJORE NGA AUTORITETI I KONTROLLIT SHTETËROR TË EKSPORTEVE SUBJEKTEVE TË PËRFSHIRA NË TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE USHTARAKE DHE TË MALLRAVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË DY
v e n d i m
PER
PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËR LËSHIMIN E DOKUMENTEVE LIGJORE NGA AUTORITETI I KONTROLLIT SHTETËROR TË EKSPORTEVE SUBJEKTEVE TË PËRFSHIRA NË TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE USHTARAKE DHE TË MALLRAVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË DYFISHTË
N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸s dhe të nenit 38, të ligjit nr.9707, datë 5.4.2007, “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, K¸shilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e tarifave për lëshimin e dokumenteve ligjore subjekteve të përfshira në transferimet ndërkombëtare të mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Caktimin e tarifave për lëshimin e dokumenteve ligjore subjekteve të përfshira në transferimet ndërkombëtare të mallrave ushtarake, sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/04/2009