V E N D I M PER DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.96, DATË 3.8.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AKTIVEVE, NË MBULIM TË PROVIGJONEVE, TEKNIKE DHE MATEMATIKE, DHE TË KUFIJVE MAKSIMALË TË INVESTIMEVE TË TYRE NGA SHOQËRITË E SIGURIMEVE”
V E N D I M
PER
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.96, DATË 3.8.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AKTIVEVE, NË MBULIM TË PROVIGJONEVE, TEKNIKE DHE MATEMATIKE, DHE TË KUFIJVE MAKSIMALË TË INVESTIMEVE TË TYRE NGA SHOQËRITË E SIGURIMEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 105, të ligjit nr.9267, datë 29.7.2004, “Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V EN D O S I :
Në vendimin nr.96, datë 3.2.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Në shkronjën “b”, të pikës 4, shprehja “…20% të provigjoneve, teknike dhe matematike,…” zëvendësohet me “…30% të provigjoneve, teknike dhe matematike,…”.
2. Pika 5 shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/01/2009