isha tha sot, në mbledhjen e grupit parlamentar, se gjatë takimeve në Forumin Ekonomik të Davosit kishte diskutuar lidhur me ndërtimin e gazësjellësit trans-Adriatik, që parashikohet të kalojë në
Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e grupit parlamentar, se gjatë takimeve në Forumin Ekonomik të Davosit kishte diskutuar lidhur me ndërtimin e gazësjellësit trans-Adriatik, që parashikohet të kalojë në territorin shqiptar në Qafë Thanë – Fier- Vlorë. Kryeministri tha se për më shumë se një vit janë bërë përpjekje shumë të mëdha për të favorizuar këtë projekt.
“Për më shumë se një vit ne kemi bërë përpjekje shumë të mëdha për të favorizuar projektin trans-Adriatik, që kalon në aksin Qafë Thanë – Fier- Vlorë. Unë mund t’ju them se ky është një nga projektet që deri më tani ka progresin më të madh”, u shpreh Kryeministri.
Duke u ndalur në takimin me Presidentin e Azerbaixhanit, zotin Ilham Aliyev, Kryeministri u shpreh se biseda u përqëndrua në ndërtimin e gazësjellësit trans-Adriatik, për të cilin Presidenti Aliyev kishte diskutuar dhe me personalitete zvicerane.
“Vendi ynë për pozicionin gjeografik të shkëlqyer që ka duhet të jetë dhe vendkalim i projekteve të mëdha evropiane. Ky projekt është një projekt shumë i leverdisshëm evropian ”, tha Kryeministri Berisha.