E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Pavarësia e Kosovës do të orientojë Serbinë drejt së ardhmes europiane

Kryeministri Berisha u shpreh sot në mbledhjen e grupit parlamentar se pavarësia e Kosovës ka qenë një ndër temat kryesore që ka diskutuar me personalitete të ndryshme ndërkombëtare, gjatë punimeve në Forumin e Davosit, në Zvicër. Kryeministri tha se pavarësia e Kosovës është rruga më e sigurtë për të shkëputur Serbinë nga e shkuara e saj koloniale dhe se do ta orientojë atë drejt së ardhmes europiane.

“Në të gjitha bisedimet e mia u përpoqa t’u argumentoj bashkëbiseduesve se pavarësia e Kosovës është rruga më e sigurtë për finalizimin e një tranzicioni në Beograd, që do e shkëpusë Serbinë nga e shkuara e saj koloniale, nga hija e Serbisë së madhe dhe do ta orientojë atë drejt së ardhmes europiane”, tha Kryeministri Berisha.

Lidhur me qëndrimin e Shqipërisë, Kryeministri tha “i sigurova bashkëbiseduesit se Shqipëria mbetet e vendosur të shkuajë një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, kapitullin e ardhmes sonë evropiane”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›