E Diel, 1 Nëntor 2026

26 qershor 2008 - Rezolutë Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike për vitin 2007.

 

REZOLUTË PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË ENTIT RREGULLATOR TË SEKTORIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE PËR VITIN 2007

 

 

  Kuvendi i Shqipërisë,
- duke njohur rolin e Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike në zhvillimin dhe funksionimin e tregut të energjisë  elektrike në vend;
-  duke vlerësuar ushtrimin e pavarësisë, që i garanton ligji nr. 9072, datë 22.5.2003 Për sektorin e energjisë elektrike, i ndryshuar, nga Enti Rregullator i Sektorit të Energjisë Elektrike;
-  duke vlerësuar punën e bërë nga Enti Rregullator i Sektorit të Energjisë Elektrike në mbikëqyrjen dhe rregullimin e tregut të energjisë elektrike;
-  duke pasur parasysh problematikën e gjerë të tregut të energjisë elektrike;
- duke vlerësuar punën e Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike në hartimin e kuadrit ligjor rregullator, për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH);
- duke vlerësuar punën serioze dhe të pavarur të Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike në reformën tarifore të energjisë elektrike, të mbështetur në parime moderne e racionale dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare;
- duke vlerësuar masat e marra për liberalizimin e kufirit të konsumit vjetor të energjisë elektrike nga Enti Rregullator i Sektorit të Energjisë Elektrike, në kuadër të hapjes së mëtejshme të tregut;
- duke vlerësuar punën e Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike në komunikimin me publikun dhe zgjidhjen në kohë të ankesave apo kërkesave të konsumatorëve;
- duke vlerësuar punën e Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike në llogaritjen e impaktit në ekonominë shqiptare të 1kWh të munguar;
- duke vlerësuar menaxhimin e mirë të KESH sha-së në furnizimin më të mirë të mundshëm për kushtet e sistemit elektroenergjetik dhe tregut rajonal;

 
Kërkon:
- impenjimin maksimal të Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike në hartimin në kohë dhe me cilësi të të gjithë kuadrit ligjor rregullator të nevojshëm për realizimin e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH);
- vëmendje të vazhdueshme të Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike në ecurinë e furnizimit të vendit me energji elektrike dhe mënyrën e menaxhimit nga KESH sha-ja të situatës elektronenergjetike;
- nxitjen e institucioneve përgjegjëse për realizimin brenda afateve të caktuara për investimet e nisura në sektorin e energjisë elektrike;
- ofrimin e ekspertizës së saj të kualifikuar sa herë që do të jetë e nevojshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera shtetërore, që lidhen me zhvillimet në tregun e energjisë elektrike;
- insistimin e Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike për nxitjen e konkurrencës për alternativa më të vlefshme investimi në burimet ekzistuese të energjisë dhe ato të reja.

 

26 qershor 2008

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›