E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit uron gazetarët për vitin 2009.

  Kuvendi do të vazhdojë të jetë ndër institucionet më transparente dhe do të ketë gjithmonë dyert e hapura për ju. Me këtë mesazh iu drejtua sot Kryetarja e Kuvendit gazetarëve të mediave elektronike, dhe të shtypit, analistëve, kameramanëve, dhe drejtuesve të medias në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit, në pritjen e organizuar me këtë rast në mjediset e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit në fjalën  përshëndetëse i vlerësoi mediat si dëshmitarë dhe  lajmëtarë të parë, të ngjarjeve të mëdha historike, që kanë bërë shqiptarët  të ndjehen krenarë, duke filluar që nga pavarësia e Kosovës, ftesa në NATO dhe shumë  ngjarje të tjera.
Media dhe politika janë një binom që nuk ndahen nga njëra -tjetra- tha Kryetarja e Kuvendit.     Në mënyrë të veçantë mediat që kanë ndjekur Parlamentin janë dëshmitarë dhe komentues të ndryshimeve të mëdha që ne kemi bërë në bazën legale, të ligjeve të rëndësishme që kemi kaluar shumë  herë me debate të  forta, por dhe konsensuese të forta, që kemi arritur të realizojmë.  Unë jam jashtëzakonisht e kënaqur që dhe dje  kaluam  dy ligje shumë të rëndësishme me konsensus . Kjo është shenjë e rritjes dhe pjekurisë së klasës politike. Kryetarja e Kuvendit i falenderoi mediat për shkrimet , raportet dhe komentet e tyre, përfshirë dhe ato kritike,si një ndihmë dhe shtysë për punën e Parlamentit. Gazetarët dhe kameramanët kanë qenë bashkëudhëtarët tanë në seancat maratonë, që kanë zgjatur me orë të tëra pas mesnatës dhe unë e vlerësoj shumë këtë sakrificë të tyre. Ju uroj ju dhe  familjet tuaja për një vit të mbarë dhe suksese ne misionin tuaj- uroi Kryetarja e Kuvendit gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave në vend.     
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›