E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, TË CILAT PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE TË QYTETIT, NË BASHKINË E SHKODRËS

V E N D I M  

PËR 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË  PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, TË CILAT PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE TË QYTETIT, NË BASHKINË E SHKODRËS

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga zgjerimi i varrezave të qytetit, në bashkinë e Shkodrës, sipas tabelës, që  i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vlera e shpërblimit të pronarëve, për pasuritë, pronë private, me sipërfaqe 4 500 (katër mijë e pesëqind) m2 tokë/arë, që shpronësohen, është 2 700 000 (dy milionë e shtatëqind mijë) lekë dhe të përballohet nga granti konkurrues, dhënë bashkisë  së Shkodrës, për vitin 2007.

3. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit është tre muaj pas miratimit të këtij projekti.

4.  Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë Shkodër dhe regjistrimi i ri i pasurisë prej 4 500 m2 tokë/arë, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi.

5. Vlera e shpenzimeve proceduriale, në masën 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohet nga bashkia e Shkodrës.

6.  Afati i përfundimit të punimeve të objektit “Zgjerimi i varrezave publike të qytetit” të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia Shkodër.

7. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›