V E N D I M P Ë R HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË DOKTORATËS NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TË NATYRËS, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTËS SË PRANIMIT DHE TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT, NË KËTO PROGRAME STUDIMI
V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMIT Të DOKTORATëS Në FAKULTETIN E SHKENCAVE Të NATYRëS, Të UNIVERSITETIT Të TIRANëS, SI DHE PëR MIRATIMIN E KUOTëS Së PRANIMIT DHE Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT, Në KëTO PROGRAME STUDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, si më poshtë vijon:
a) Doktoratë në “Analizë dhe Algjebër”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Analizë dhe Algjebër”.
b) Doktoratë në “Metodat Probabilitare, Statistike dhe Metodat e Analizës Numerike”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Metodat Probabilitare, Statistike dhe Metodat e Analizës Numerike”.
2. Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009 – 2010.
3. Kohëzgjatja e programeve të mësipërme është, të paktën, 3 vite akademike, si dhe përfshin edhe 60 kredite për studime të organizuara.
4. Kuota e pranimit në këto programe studimi, për vitin akademik 2009-2010, është 20 dhe ndahet, si më poshtë vijon:
a) Doktoratë në Analizë dhe Algjebër, 10;
b) Doktoratë në Metodat Probabilitare, Statistike
dhe Metodat e Analizës Numerike, 10.
5. Nga numri i secilës prej kuotave të mësipërme të çdo programi studimi, 1(një) kuotë caktohet për studentët nga trojet shqiptare, jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, dhe administrohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në përputhje me kërkesat e institucioneve zyrtare të këtyre trojeve.
6. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
7. Tarifa e shkollimit, për këto programe studimi të doktoratës, është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste, të caktuara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, i Universitetit të Tiranës.
8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, i miratuar për Universitetin e Tiranës.
9. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA25/11/2009