E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË QENDRËN E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTËS SË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT, NË KËTO PROGRAME STUDIMI

V E N D I M

PëR 

HAPJEN E  PROGRAMEVE Të  STUDIMEVE Të  DOKTORATëS,  Në QENDRëN E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, SI DHE PëR MIRATIMIN E KUOTëS Së PRANIMIT E Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT, Në KëTO PROGRAME STUDIMI
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6, pika 3, 26, 34, 42 e 75, të ligjit  nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.     Hapjen, në Qendrën e Studimeve Albanologjike, të programeve të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, në:
 
a) “Shkencat gjuhësore”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” (Dr.) në Shkencat Gjuhësore”
b)  “Shkencat letrare”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” (Dr.) në Studime Letrare”.
c) “Shkencat etnologjike dhe folklor”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” (Dr.) në Shkencat Etnologjike dhe Folklor”.
ç) “Shkencat historike”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” (Dr.) në Shkencat Historike”.
d) “Shkencat arkeologjike”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” (Dr.) në Shkencat Arkeologjike”.
 
2.     Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
 
3.     Kohëzgjatja e programeve të mësipërme të studimeve të doktoratës është, të paktën, 3 vite akademike, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara.
 
4.     Kuota e pranimit  në këto programe studimi të doktoratës, për vitin         2009-2010, është 70 dhe ndahet, si më poshtë vijon:
 
a)        Në “Shkencat gjuhësore”                                         15 kuota;
b)       Në “Studime letrare”                                                15 kuota;
c)        Në “Shkencat etnologjike dhe folklor”                     10 kuota;
ç)  Në “Shkencat historike”                                           20 kuota;
d)       Në “Shkencat arkeologjike”                                      10 kuota.
 
5.     Nga  kuotat e përcaktuara në pikën 4, të këtij vendimi, për çdo program studimi, caktohen, për studentët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, kuotat e mëposhtme, për programin e doktoratës në:
 
a)        “Shkencat gjuhësore”                                                 5 kuota;
b)       “Studime  letrare”                                                       5 kuota;
c)        “Shkencat etnologjike dhe folklor”                                         5 kuota;
d)       “Shkencat historike”                                                   5 kuota;
e)        “Shkencat arkeologjike”                                              5 kuota.
 
6.     Këto kuota administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të trojeve shqiptare përkatëse.
 
7.     Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
 
8.     Tarifa e shkollimit, për këto programe të plota studimi të doktoratës, është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Qendra e Studimeve Albanologjike.
 
9.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për  Qendrën e Studimeve Albanologjike.
 
10.    Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike për zbatimin e këtij vendimi.
 
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA
 25/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›