E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M Për HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT “MASTER I NIVELI TË PAR˔, NË UNIVERSITETIN“ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS, DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME STUDIMI

V E N D I M 

Për 

HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMIT “MASTER I NIVELI Të PARë”, Në UNIVERSITETIN“ALEKSANDëR MOISIU”, DURRëS, DHE PëR MIRATIMIN E KUOTAVE Të PRANIMIT E Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT Në KëTO PROGRAME STUDIMI
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
 
1.       Hapjen, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Administrimit, të universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, të programeve të studimit “Master i nivelit të parë”, në:
 
a)      “Menaxhim”, me profilet:
 
i) “Menaxhim biznesi”, në përfundim të të cilit lëshohet      diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në Menaxhim”, me profil menaxhim biznesi;
                          ii) “Marketing”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë          “Master i nivelit të parë, MNP, në Menaxhim”, me profil   marketing.
 
b)      “Politika dhe administrim”, me profilet:
 
i)      “Administrim publik”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në Politika dhe Administrim”, me profil administrim publik;
ii) “Administrim financiar”, në përfundim të të cilit lëshohet  diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në Politika dhe Administrim”, me profil administrim financiar;
                          iii) “Drejtim turizmi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në Politika dhe administrim”, me profil drejtim turizmi.
 
c)      “Ekonomi-Biznes”, me profilet:
 
i) “Drejtim i SME-ve”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në Ekonomi - Biznes”, me profil drejtim i SME-ve;
                             ii) “Financë - Bankë”, në përfundim të të cilit lëshohet          diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në Ekonomi - Biznes”, me drejtim financë-bankë.
 
2.       Programet e studimit “Master i nivelit të parë” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit.
 
3.       Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore, në vitin akademik 2009-2010.
 
4.       Kuota e pranimeve në këto programe studimi “Master i nivelit të parë”, në universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për vitin akademik       2009-2010, të jetë, si më poshtë vijon:
 
a)        Menaxhim                                             30 kuota;
b)       Politika dhe administrim                    30 kuota;
c)        Ekonomi–Biznes                                 30 kuota.
 
5.       Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen me kohë të plotë në këto programe studimi, në vitin akademik 2009-2010, të jetë      60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë.
 
6.       Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.
 
7.       Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për  universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
 
8.       Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për zbatimin e këtij vendimi.
 
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.
      
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA25/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›