V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN Nr. 855, DATË 5.8.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E GJEOLOGJISË DHE MINIERAVE, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS”
V E N D I M
PëR
DISA SHTESA Në VENDIMIN Nr. 855, DATë 5.8.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në FAKULTETIN E GJEOLOGJISë DHE MINIERAVE, Të UNIVERSITETIT POLITEKNIK Të TIRANëS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 4, të vendimit nr.855, datë 5.8.2009, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 4/1 e 4/2, me këtë përmbajtje:
“4/1. Përcaktohen 10 (dhjetë) kuota për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të cilat administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare përkatëse.
4/2. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.”.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
25/11/2009