E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFAVE TË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME STUDIMI

V E N D I M 

PëR 

HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMIT, Të CIKLIT Të DYTë, Në UNIVERSITETIN E TIRANëS DHE PëR MIRATIMIN E  KUOTAVE Të  PRANIMIT E Të TARIFAVE Të SHKOLLIMIT Në KëTO PROGRAME STUDIMI
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Hapjen në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, të programeve të studimit, të ciklit të dytë, si më poshtë vijon:
 
a) “Studime letrare”, me profilet:
 
  i. “Teori letërsie dhe kritikë letrare”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë (DND)”, në “Studime letrare”, me profil “Teori letërsie dhe kritikë letrare”;
 ii. “Letërsi e përgjithshme dhe letërsi e krahasuar”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë (DND)”, në “Studime letrare”, me profil “Letërsi e përgjithshme dhe letërsi e krahasuar”;
iii. “Studime letrare shqiptare dhe antropologji kulturore”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë (DND)”, në “Studime letrare”, me profil “Studime letrare shqiptare dhe antropologji kulturore”.
 
b) “Gjeografi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë (DND)”, në “Gjeografi”.
 
2.     Programet e studimit, të ciklit të dytë, realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite akademike.
 
3. Këto programe studimi, të ciklit të dytë, ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
 
4. Kuota e pranimit në këto programe studimi, të ciklit të dytë, me kohë të plotë, për vitin akademik 2009-2010, të jetë:
 
a)  Në programin e studimit “Studime letrare”                           100;
b)  Në programin e studimit “Gjeografi”                                      100.
 
5. Kuota e pranimit, për studentë, që i ndjekin këto programe si programe të dyta studimi, të jetë:
                                                 
                   a)  Në programin e studimit “Studime letrare”                                5;
b)  Në programin e studimit “Gjeografi”                                          5.
 
6. Tarifa vjetore e shkollimit, për studentët, që do të regjistrohen në këto programe studimi, të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jetë:
 
a)  Në programin e studimit “Studime letrare”                                           48 000 lekë;
b)  Në programin e studimit “Gjeografi”                                                      48 000 lekë.
 
7. Tarifa vjetore e shkollimit, për studentët që i ndjekin këto programe studimi si programe të dyta studimi, të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jetë:
 
a)  Në programin e studimit “Studime letrare”                                           130 000 lekë;
b)  Në programin e studimit “Gjeografi”                                                      130 000 lekë.
 
8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga  buxheti i këtij viti, miratuar për Universitetin e Tiranës.
 
9.  Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
 25/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›