V E N D I M PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SEKTORIALE TË PUNËSIMIT E TË FORMIMIT PROFESIONAL DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E SAJ
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË SEKRIALE TË PUNËSIMIT E TË FORMIMIT PROFESIONAL DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E SAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin e strategjisë sektoriale të punësimit e të formimit profesional dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj, sipas teksteve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA