E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PER MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN BRATAJ, TË QARKUT TË VLORËS

V E N D I M

 

PER

 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN BRATAJ, TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të  nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Brataj, të qarkut të Vlorës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.

Lista me 42 (dyzet e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 240 (dyqind e dyzet).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›