E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, “MASTER I NIVELIT TË PAR˔, NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN

V E N D I M

PËR 

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, “MASTER I NIVELIT TË PARË”, NË UNIVERSITETIN  “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të          ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

                                                      

19.   Hapjen, në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, të programeve të studimit, master i nivelit të parë, sipas fakulteteve të mëposhtme:

a)     Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit:

i)      Programin e studimit, “Master i nivelit të parë”, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët “Edukatë qytetare dhe gjeografi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë, “Master i nivelit të parë”, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët edukatë qytetare dhe gjeografi;

ii) Programin e studimit “Master i nivelit të parë” në mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët “Edukatë qytetare dhe histori”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët “Edukatë qytetare dhe histori”.

b) Në Fakultetin e Shkencave Humane, programin e studimit “Master i nivelit të parë” në “Redaktim”,  në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë, “Master i nivelit të parë”, MNP, në redaktim;

20.   Programet e studimeve “Master i nivelit të parë” realizohen me          60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit.

21.   Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

22.   Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

23.   Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›