V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
13. Hapjen, në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, të programit të studimit “Studime shqiptare dhe etnokulturore”, me profilet:
a) Studime shqiptare;
b) Studime të thelluara në gjuhësi;
c) Etnokultura dhe letërsia shqipe.
14. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohen, përkatësisht,:
a) Diplomë e nivelit të dytë, DND, në “Studime shqiptare dhe etnokulturore”, profili “Studime shqiptare”;
b) Diplomë e nivelit të dytë, DND, në “Studime shqiptare dhe etnokulturore”, profili “Studime të thelluara në gjuhësi”;
c) Diplomë e nivelit të dytë, DND, në “Studime shqiptare dhe etnokulturore”, profili “Entokultura dhe letërsia shqipe”.
15. Ky program studimi i ciklit të dytë realizohet me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite akademike.
16. Programi i studimit “Studime shqiptare dhe etnokulturore” të fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
17. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për universitetin ‘Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
18. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009