E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DHËNIE FONDI SHTESË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E ZGJEDHJEVE TË PJESSHME, NË KOMUNËN KASHAR, TË QARKUT TË TIRANËS, MË 27 KORRIK 2008

V E N D I M 

PËR 

DHËNIE FONDI SHTESË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E ZGJEDHJEVE TË PJESSHME, NË KOMUNËN KASHAR, TË QARKUT TË TIRANËS, MË 27 KORRIK 2008

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të  ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9638, datë 26.12.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për financimin e zgjedhjeve të pjesshme, për kryetar komune, në komunën Kashar, të qarkut të Tiranës, më 27 korrik 2008, t’i jepet fondi shtesë prej 3 000 000 (tre milionë) lekësh, i ndarë:

1 500 000 lekë për paga e sigurime;

1 500 000 lekë për materiale e shërbime.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›