E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR TËRHEQJEN E MENDIMIT TË PUBLIKUT NË VENDIMMARRJE PËR MJEDISIN

V E N D I M 

PËR 

TËRHEQJEN E MENDIMIT TË PUBLIKUT NË VENDIMMARRJE PËR MJEDISIN

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 3, të konventës së Aarhusit, ratifikuar me ligjin nr.8672, datë 26.10.2000, “Për ratifikimin e konventës së Aarhusit, “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit””, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i  Ministrave

V E N D O S I :

KREU I

TË PËRGJITHSHME

Për qëllim të këtij vendimi, termat e mëposhtme kanë këto kuptime:

“Konventë”, konventa “Për të drejtën e publikut për t’u informuar, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështje mjedisore” (konventa e Aarhusit), ratifikuar me ligjin nr.8672, datë 26.10.2000, “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”.

“Autoritet publik”:

organet shtetërore qendrore dhe njësitë e qeverisjes vendore;

personat, fizikë ose juridikë, që kryejnë funksione publike, administrative, sipas ligjit, përfshirë dhe detyra, veprimtari ose shërbime të veçanta për mjedisin;

çdo person tjetër, fizik ose juridik, që ka përgjegjësi a funksione publike ose që ofron shërbime publike për mjedisin, nën kontrollin e një organi apo personi, të përmendur në nënndarjet (i) e (ii).

“Publik i ndikuar”, publiku i ndikuar, që mund të ndikohet apo që është i interesuar për vendimmarrjen mjedisore, përfshirë edhe OJF-të mjedisore, që shprehin interes.

Termat e tjera, të përdorura në këtë vendim, kanë kuptimin e termave të përdorura në ligjin nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar.

KREU II

Pjesëmarrja e publikut TË NDIKUAR në HARTIMIN E politikaVE, të strategjive DHE planeVE TË VEPRIMIT, NË ZBATIM TË TYRE, që kanë lidhje me mjedisin

Pjesëmarrja e publikut në hartimin e politikave, të strategjive, rajonale e kombëtare, të përgjithshme a sektoriale, dhe të planeve të veprimit, në zbatim të tyre, që kanë lidhje me mjedisin,  përbën kërkesë ligjore në procesin e hartimit të këtyre dokumenteve, që përmirëson përmbajtjen dhe lehtëson zbatimin e tyre.

Autoritetet publike gjatë procesit të hartimit të dokumenteve të përmendura në pikën 1, të këtij kreu, pjesëmarrjen e publikut të ndikuar e realizojnë:

duke i siguruar atij informacionin e nevojshëm për këto dokumente;

me përcaktimin e rregullave dhe të procedurave sa më të thjeshta;

me sigurimin e kushteve dhe të zgjidhjeve praktike, të përshtatshme për tërheqjen e mendimit të tij.

Për të garantuar pjesëmarrjen e publikut dhe kontributin e tij, autoritetet publike, zbatojnë procedurat, si më poshtë vijon:

Në përputhje me natyrën dhe përmbajtjen e dokumentit të hartuar, identifikojnë atë, që përbën publikun e ndikuar për rastin konkret;

Organizojnë njoftimin e publikut të ndikuar, se është hartuar projekti i dokumentit, që do të bëhet objekt i debatit publik dhe e ftojnë publikun të njihet me të e të përgatitet për debat.

Njoftimi i publikut të ndikuar bëhet nga autoriteti publik, që ka ndërmarrë hartimin e dokumentit. Njoftimi shpallet vazhdimisht gjatë 30 ditëve:

në radio e TV, kombëtare e vendore;

në faqen e internetit të autoritetit;

në botime,  të përditshme apo periodike, nëse është e mundur;

ç)  në tabelën e njoftimeve, në vend të dukshëm.

Njoftimi shoqërohet me:

të dhënat, në mënyrë të përmbledhur, të dokumentit, objekt debati, që orienton publikun në çështjet më kryesore, për të cilat kërkohen vërejtjet, sugjerimet e propozimet e tij;

përmbledhjen të përgatitur në gjuhën shqipe, me terminologji të thjeshtë dhe të kuptueshme për publikun;

njoftimin e vendit, ku qëndron i depozituar teksti i plotë i projektit të dokumentit, për t’u lexuar nga publiku i ndikuar;

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›