V E N D I M PËR DHËNIE FONDI KOMUNËS TËRTHORË, PËR REALIZIMIN E PROCEDURAVE PËR ZHVENDOSJEN E VARREZAVE TË FSHATIT MORINË
V E N D I M
PËR
DHËNIE FONDI KOMUNËS TËRTHORË, PËR REALIZIMIN E PROCEDURAVE PËR ZHVENDOSJEN E VARREZAVE TË FSHATIT MORINË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Komunёs Tërthorë t’i jepet fondi 11 240 000 (njëmbëdhjetë milionë e dyqind e dyzet mijё) lekë, pёr realizimin e procedurave, për zhvendosjen e varrezave të fshatit Morinë, si rezultat i ndërtimit të segmentit rrugor Kalimash-Morinë, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.
Ky fond tё përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
Procedurat për zhvendosjen e varrezave të fshatit Morinë të përfundojnë brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Përdorimi i fondit të bëhet në përputhje me udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave.
Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe komuna Tërthorë pёr zbatimin e kёtij vendimi.
Vendimi nr.808, datë 21.11.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënie fondi komunës Tërthorë, për realizimin e procedurave për zhvendosjen e varrezave të fshatit Morinë”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA