E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E GARANCISË QEVERITARE , TË LËSHUAR NË FAVOR TË RAIFFEISEN BANK, SHA, ALBANIA, NË KUADËR

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN  E GARANCISË QEVERITARE , TË LËSHUAR NË FAVOR TË RAIFFEISEN BANK,  SHA, ALBANIA, NË KUADËR

TË KONTRATËS SË HUASË , NDËRMJET KËSAJ BANKE

DHE KESH, SHA-SË,  PËR SHUMËN EKUIVALENTE,

NË LEKË, TË SHUMËS 40 (DYZET) MILIONË EURO

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 57, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 16, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.        Miratimin e garancisë qeveritare, të lëshuar në favor të Raiffeisen Bank,  sha, Albania, në kuadër të kontratës së huasë, ndërmjet kësaj banke dhe KESH, sha-së,  për shumën ekuivalente, në lekë, të shumës 40 (dyzet) milionë euro.

2.        Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›