E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË NË AKADEMINË E ARTEVE, NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR XHUVANI”, TË ELBASANIT, DHE NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, TË KORÇËS

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË NË AKADEMINË E ARTEVE, NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR XHUVANI”, TË ELBASANIT, DHE NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, TË KORÇËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42,  të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

                                                      

1.     Hapjen e programeve të studimit të ciklit të parë në Fakultetin e Muzikës, në Akademinë e Arteve, si më poshtë vijon:

a)     “Pedagogji muzikore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, DNP;

b)     “Fizarmonikë klasike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, DNP.

2.     Hapjen e programeve të studimit të ciklit të parë në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit, sipas fakulteteve, si më poshtë vijon:

a)      Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës: “Teknologjitë e informacionit”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, DNP.

b)     Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit: “Edukim fizik e sporte”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, DNP.

3.     Hapjen e programit të studimit “Teknologji e prodhimit bimor”, në Fakultetin e Bujqësisë,  në universitetin “Fan S. Noli”, të Korçës, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, DNP.

4.     Programet e studimit të ciklit të parë ralizohen në 180 kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike.

5.     Këto programe studimi, të ciklit të parë, ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

6.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen, nga buxheti i vitit 2009 miratuar, respektivisht, për Akademinë e Arteve, universitetin “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit, dhe universitetin “Fan S. Noli”, të Korçës.

7.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Akademia e Arteve, universiteti “Aleksandër Xhuvani”, i Elbasanit, dhe universiteti     “Fan S. Noli”, i Korçës, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›