V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.248, DATË 27.4.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA Në VENDIMIN NR.248, DATë 27.4.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR KRIJIMIN E AGJENCISë KOMBëTARE Të SHOQëRISë Së INFORMACIONIT”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 11, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 , “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në vendimin nr.248, datë 27.4.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikën 1, fjalët “... në varësi të Kryeministrit...” zëvendësohen me “... në varësi të ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin...”.
b) Pikat 2 dhe 3 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“2. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka objekt të veprimtarisë:
a) Zbatimin e politikave e të strategjive, për zhvillimin e sektorit të shoqërisë së informacionit (më poshtë SHI) dhe në veçanti të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (më poshtë TIK);
b) Bashkërendimin e programeve në fushën e SHI-së dhe në veçanti të TIK-ut;
c) Nxitjen e investimeve në fushën e SHI-së;
ç) Hartimin e praktikave për ushtrimin e kompetencave që i jepen ministrit nga legjislacioni në fushën e komunikimeve elektronike;
d) Promovimin e teknologjive të reja në fushën e SHI-së;
dh) Dhënien e kontribuon në edukimin dhe nxitjen e përdorimit të TIK-ut nga publiku.
3. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka këto detyra dhe përgjegjësi specifike:
a) Merr pjesë në hartimin e strategjisë kombëtare për zhvillimin e shoqërisë së informacionit dhe bashkërendon punën për zbatimin e saj;
b) Merr pjesë në hartimin e dokumentit të politikës së zhvillimit në fushën e komunikimeve elektronike;
c) Merr pjesë në përgatitjen e bazës ligjore për zhvillimin e SHI-së dhe të TIK-ut;
ç) Ndihmon në hartimin e ndryshimeve dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor në fushën e komunikimeve elektronike;
d) Bashkërendon reformat, programet dhe projektet në fushën e SHI-së, që zbatohen në të gjitha institucionet publike;
dh) Përcakton standardet e TIK-ut, që do të përdorin Kryeministria, ministritë dhe institucionet, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit/ministrit. Këto standarde botohen në Buletinin e Njoftimeve Publike;
e) Në rastet kur standardet mungojnë dhe/ose janë të pazbatueshme, institucionet e mësipërme janë të detyruara, në çdo rast, të marrin mendimin e AKSHI-t, përpara fillimit të procedurave të prokurimit publik;
ë) Zhvillon një rrjet të brendshëm të TIK-ut për administratën publike, përfshi krijimin e rrjetit qeveritar (GovNet) dhe të portalit qeveritar;
f) Bashkërendon projektet për futjen e kompjuterave në të gjithë sektorët e administratës publike, duke i dhënë përparësi institucioneve, që ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta për publikun dhe bizneset;
g) Drejton strategjinë dhe projektet për ngritjen e shërbimeve on line të administratës publike, përfshi të gjitha shërbimet e qeverisjes elektronike;
gj) Mbështet dhe bashkërendon projektet për dixhitalizimin e bazës ligjore, të dokumentacionit, të arkivave, të bibliotekave etj.;
h) Nxit dhe mbështet përdorimin e internetit dhe TIK-ut në shkolla, përfshi kompjuterizimin dhe aksesin në internet të të gjitha shkollave publike;
i) Nxit dhe mbështet zhvillimin e biznesit on line (e bussiness);
j) Nxit dhe mbështet politika për zhvillimin e infrastrukturës së TIK-ut dhe të investimeve private në këtë fushë;
k) Promovon përhapjen e internetit dhe aksesin e publikut në shërbimet on line;
l) Promovon dhe mbështet rritjen e aftësive për përdorimin e kompjuterit dhe të internetit nga qytetarët;
ll) Bashkëpunon në fushën e SHI-së me institucione të tjera shtetërore dhe ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe sektorin privat;
m) Bashkërendon veprimtarinë dhe përgatit praktikat në kuadër të detyrimeve, konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, dypalëshe dhe shumëpalëshe, në fushën e komunikimeve elektronike.
Ministria e Financave, gjatë planifikimit të projektbuxhetit të shtetit, duhet të marrë mendimin e AKSHI-t, i cili është organ teknik-këshillimor i institucioneve të përmendura në shkronjën “dh”, të pikës 3, të këtij vendimi, për kërkesat e tyre, për financimin me fonde buxhetore të projekteve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.”.
c) Pas pikës 3, shtohen pikat 3.1, 3.2 dhe 3.3, me këtë përmbajtje:
“3.1. Veprimtaria e AKSHI-it mbështetet nga këshilli koordinativ, si organ kolegjial, i kryesuar nga ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, dhe në përbërje të tij janë:
a) zëvendësministri i Brendshëm;
b) zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës;
c) zëvendësministri i Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës;
ç) rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës;
d) këshilltari i Kryeministrit për çështjet e shoqërisë së informacionit;
dh) deri në katër funksionarë e personalitete të fushës, të emëruar
nga kryetari i tij.
3.2. Funksionet kryesore të këshillit koordinativ janë:
a) Shqyrtimi i projektakteve, ligjore e nënligjore, i dokumenteve strategjike dhe akteve të tjera, që lidhen me shoqërinë e informacionit;
b) Diskutimi i projektbuxhetit për shoqërinë e informacionit, përfshirë edhe fondet për funksionimin e AKSHI-t;
c) Vlerësimi i procedurave për përzgjedhjen dhe financimin e projekteve të programit të dixhitalizimit;
ç) Shqyrtimi i raporteve të veprimtarisë së AKSHI-t;
d) Shqyrtimi i raporteve të monitorimit dhe të vlerësimit të programeve, të financuara nga AKSHI.
3.3 . Këshilli koordinativ mblidhet jo më pak se gjashtë herë dhe jo më shumë se dhjetë herë në vit.”.
ç. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. AKSHI drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë vepimtarinë e AKSHI-t, dhe raporton para ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t emërohet, lirohet ose shkarkohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin.”.
2. Ngarkohet ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R YE M I N I S T R I
SALI BERISHA20/01/2010