E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.965, DATË 30.9.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERËS SË DËMEVE TË SHKAKTUARA NË OBJEKTE, PRONË PRIVATE, SI RRJEDHOJË E TËRMETIT, RËNË NË QARKUN E DIBRËS, DHE TË LISTAVE EMËRORE, ME VLERAT

V E N D I M 

PëR 

DISA SHTESA Në VENDIMIN NR.965, DATë 30.9.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E VLERëS Së DëMEVE Të SHKAKTUARA Në OBJEKTE, PRONë PRIVATE, SI RRJEDHOJë E TëRMETIT, RëNë Në QARKUN E DIBRëS, DHE Të LISTAVE EMëRORE, ME VLERAT PëRFITUESE”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”,  dhe të shkronjës “dh”, të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
 
1.     Në vendimin nr.965, datë 30.9.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa:
 
a)     Në fund të pikës 1 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
 
“Miratimin e vlerës shtesë të dëmeve të shkaktuara në objekte, pronë private, si rrjedhojë e rënies së tërmetit në qarkun e Dibrës, në shumën 16 202 636 (gjashtëmbëdhjetë milionë e dyqind e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si rezultat i procesit të vlerësimit dhe rivlerësimit.”.
 
b)     Në fund të pikës 2,  shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
 
“Miratimin e listave shtesë, që i bashkëlidhen këtij vendimi, me emrat e individëve dhe shumën përkatëse të kompensimit, si rezultat i procesit të vlerësimit dhe rivlerësimit.”.
 
c)     Në fund të pikës 3, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
 
“Fondi 16 202 636 (gjashtëmbëdhjetë milionë e dyqind e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.”.
 
2.     Kryerja e pagesave për personat përfitues bëhet nga këshilli i qarkut të Dibrës.
 
3.     Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe këshilli i qarkut të Dibrës për zbatimin e këtij vendimi.
 
       Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA20/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›