E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR 730, DATË 7.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN NË PËRDORIM AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQERISË SË INFORMACIONIT, MINISTRISË SË INTEGRIMIT, AVOKATIT TË PROKURIMEVE PUBLIKE, QENDRËS KOMBËTARE T

V E N D I M 

PëR 

DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR 730, DATë 7.11.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE,  “PëR DHëNIEN Në PëRDORIM AGJENCISë KOMBëTARE Të SHOQERISë Së INFORMACIONIT, MINISTRISë Së INTEGRIMIT, AVOKATIT Të PROKURIMEVE PUBLIKE, QENDRëS KOMBëTARE Të REGJISTRIMIT DHE AGJENCISë Së PROKURIMIT PUBLIK Të DISA MJEDISEVE Të NDëRTESëS (GODINëS) Së ISH – INIMA-S”
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit  nr. 8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.     Në vendimin nr.730, datë 7.11.2007, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
 
a)     Shtojca nr.1, që i bashkëlidhej vendimit, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
b)     Pika 3 shfuqizohet.
 
2.     Vendimi nr.614, datë 12.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien në përdorim Agjencisë së Prokurimit Publik të disa mjediseve të ndërtesës (godinës) së ish–INIMA-s”, shfuqizohet.
 
3.     Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Integrimit, Avokati i Prokurimeve Publike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA20/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›