E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 686, DATË 18.6.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E DREJTËSISË, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS”

V E N D I M 

PëR 

DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR. 686, DATë 18.6.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR HAPJEN E PROGRAMEVE  Të  STUDIMEVE Të  DOKTORATëS, Në  FAKULTETIN E  DREJTëSISë, Në UNIVERSITETIN  E  TIRANëS”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.  Në vendimin nr.686, datë 18.6.2009, të  Këshillit  të  Ministrave,  bëhen këto ndryshime:
 
a)     Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“3. Kuotat e pranimit në këto programe studimi të doktoratës, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, për vitin 2009, janë, gjithsej, 75, prej të cilave 15 për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë vendit. Ndarja e këtyre kuotave, sipas programeve të studimeve, është, si më poshtë vijon:
 
a) Doktoratë në “Shkencat juridike civile“,              25 kuota;
b) Doktoratë në “Shkencat penale”,                           25 kuota;
c) Doktoratë në “E drejta publike”  ,                          25 kuota.”.
 
b)     Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Tarifa e shkollimit për këto programe studimi të doktoratës është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Drejtësisë, i Universitetit të Tiranës.”.
 
2. Efektet  financiare,  që rrjedhin nga zbatimi këtij vendimi,  të përballohen  nga  buxheti i miratuar për Universitetin e Tiranës..
 
3.  Ngarkohen Ministria  e  Arsimit  dhe  Shkencës  dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
 
 
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›