V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.984, DATË 30.9.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË PËR CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE DHE “MASTER I NIVELIT TË PAR˔,
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.984, DATë 30.9.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT Në INSTITUCIONET PUBLIKE Të ARSIMIT Të LARTë PëR CIKLIN E DYTë Të STUDIMEVE DHE “MASTER I NIVELIT Të PARë”, ME KOHë Të PLOTë, PëR VITIN AKADEMIK 2009- 2010”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 34, 35, 36 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në vendimin nr.984, datë 30.9.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Kuota e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e studimeve të ciklit të dytë dhe “Master i nivelit të parë”, me kohë të plotë, për vitin akademik 2009-2010, të jetë 7 570 dhe të ndahet sipas skemës së mëposhtme:
a) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit
të ciklit të dytë (DND). 2830;
b) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit
“Master i nivelit të parë” (MNP) 4470;
c) Kuota për programe të dyta studimi 100;
ç) Kuota për transferimin e studimeve 100;
d) Kuota për të huajt 50;
dh) Kuota për të verbërit (të veçanta) 20.”.
b. Pika 2. ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Kuota e pranimeve të reja, për programet e studimit të ciklit të dytë dhe Master i Nivelit të Parë, me kohë të plotë, të përbëhet nga :
a. Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë (DND), për kandidatët brenda territorit të vendit,.
2547;
b. Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë (DND), për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit,
283;
c. Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit “Master i nivelit të parë” (MNP), për kandidatët brenda territorit të vendit,
4023
d. Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit “Master i nivelit të parë” (MNP), për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit,
447
c) Tabela nr.2, që i bashkëlidhej vendimit, zëvendësohet me tabelën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T RI
SALI BERISHA
23/12/2009