E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 824, DATË 6.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E INSTITUCIONEVE TË AUTORIZUARA PËR VERIFIKIMIN, NË MËNYRË ELEKTRONIKE, TË GJENDJES GJYQËSORE, SI DHE TË FORMULARIT TË VETËDEKLARIMIT”, të ndr

V E N D I M

PëR 

DISA SHTESA Në VENDIMIN NR. 824, DATë 6.12.2006, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E INSTITUCIONEVE Të AUTORIZUARA PëR VERIFIKIMIN, Në MëNYRë ELEKTRONIKE, Të GJENDJES GJYQëSORE, SI DHE Të FORMULARIT Të VETëDEKLARIMIT”, të ndryshuar
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 7, 8 e 11, të ligjit         nr.9614, datë 21.9.2006, “Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Në vendimin nr.824, datë 6.12.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa:
 
1.        Pas pikës 25, të pikës I, të shtohen pikat 26 deri 38, me këtë përmbajtje:
 
        “26. Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
27.    Gjykata Kushtetuese;
28.    Enti Rregullator i Energjisë;
29.    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare;
30.    Ministria e Mbrojtjes për Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dhe Shërbimin Informativ Ushtarak;
31.   Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe drejtorinë rajonale të punësimit, Tiranë;
32.   Ministria e Shëndetësisë, për drejtorinë e shëndetit publik, Pogradec;
33.   Ministria e Financave, për Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore;
34.   Këshilli i Ministrave, për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar;
35.   Ministria e Brendshme, për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm;
36.   Ministria e Punëve të Jashtme, për shërbimet diplomatike;
37.   Kontrolli i Lartë i Shtetit;
38.   Bashkia Korçë.”.
 
2.        Pas pikës I, shtohet pika I/1, më këtë përmbajtje:
 
“I/1.Institucionet e autorizuara, gjatë verifikimit elektronik të gjendjes gjyqësore, marrin masat për respektimin e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.”.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA
 
 23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›