E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1694, DATË 24.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, PËR VITIN 2009, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M 

PëR 

DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.1694, DATë 24.12.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E NUMRIT Të PUNONJëSVE, PëR VITIN 2009, Në MINISTRITë DHE INSTITUCIONET QENDRORE”, Të NDRYSHUAR
 
 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.10025, datë  27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar, me propozimin e  ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Në vendimin nr.1694, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime: 
 
a)     Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“1. Numri i punonjësve buxhetorë për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore, bëhet 89 879 veta, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
 
b)     Numrit të punonjësve, miratuar për vitin 2009, për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i shtohen 2 (dy) veta.
c)     Numrit të punonjësve, miratuar për vitin 2009, për Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, i shtohen 2 (dy) veta.
     ç)  Numrit të punonjësve, miratuar për vitin 2009, për Ministrinë e Turizmit,        Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i shtohen  2 (dy) veta.
d)     Numrit të punonjësve, miratuar për vitin 2009, për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, i pakësohen 5 (pesë) veta.
   dh) Numrit të punonjësve, miratuar për vitin 2009, për Këshillin  e Ministrave, i shtohen 5 (pesë) veta, për Drejtorinë e Politikave të Postë-Telekomunikacionit.
e)     Në numrin e punonjësve, miratuar për vitin 2009, për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit,   korrigjohet numri i punonjësve të bordeve të kullimit dhe bëhet 646 (gjashtëqind e dyzet e gjashtë) veta. Numri i përgjithshëm i punonjësve të kësaj ministrie nuk ndryshon.
 
2.  Ngarkohen ministritë dhe institucionet e përmendura në shkronjat “b”, “c” “ç” , “d” “dh” e “e”, të pikës 1, të këtij vendimi, për zbatimin e vendimit.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI   BERISHA25/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›