V E N D I M PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DY AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D I M
PëR
LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT Të DY AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PëRMES TERRITORIT Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 24 nëntor 2009, të një autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 14 (katërmbëdhjetë) automjete dhe 34 (tridhjetë e katër) trupa.
2. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Porti i Durrësit – Qafë-thanë, në datën 26 nëntor 2009, të një autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 6 (gjashtë) automjete dhe 16 (gjashtëmbëdhjetë) trupa.
3. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, për autokolonën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është Porti i Durrësit.
Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, për autokolonën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, është Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.
4. Autokolonat ushtarake italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
5. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA25/11/2009