V E N D I M PËR MIRATIMIN E KUOTAVE SHTESË TË PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYT˔, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS DHE NË UNIVERSITETIN BUJQËSOR TË TIRANËS, PËR VITIN AKADEMIK 2009-2010
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E KUOTAVE SHTESë Të PRANIMIT Në PROGRAMET E STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT Të DYTë”, Në UNIVERSITETIN E TIRANëS DHE Në UNIVERSITETIN BUJQëSOR Të TIRANëS, PëR VITIN AKADEMIK 2009-2010
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 34, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e 170 kuotave shtesë për pranimin në programet e studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë” (MND), në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, për vitin akademik 2009-2010.
2. Kuotat shtesë të pranimit, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi shpërndahen në universitetet, fakultetet dhe programet përkatëse të studimit, sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Kuotat e paplotësuara në programet e studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
4. Efektet financiare, për zbatimin e këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA11/12/2009