V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.83, DATË 3.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR RRËSHEN-KALIMASH (PJ
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.83, DATË 3.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR RRËSHEN-KALIMASH (PJESA E DYTË)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe tё nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 3, të vendimit nr.83, datë 3.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Sipërfaqja 162 397 m2, tokë/arë, bëhet 161 348 (njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e treqind e dyzet e tetë) m2 ;
b) Vlerësimi 105 558 050 (njëqind e pesë milionë e pesëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e pesëdhjetë) lekë, për sipërfaqen tokë/arë, bëhet 104 876 200 (njëqind e katër milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind) lekë;
c) Sipërfaqja 10 368 m2 , tokë/truall, bëhet 11 417 (njëmbëdhjetë mijë e katërqind e shtatëmbëdhjetë) m2 ;
ç) Vlerësimi 15 552 000 (pesëmbëdhjetë milionë e pesëqind e pesëdhjetë e dy mijë) lekë, për sipërfaqen tokë/truall, bëhet 17 125 500 (shtatëmbëdhjetë milionë e njëqind e njëzet e pesë mijë e pesëqind) lekë;
d) Vlera e përgjithshme e shpronësimit nga 121 110 050 (njëqind e njëzet e një milionë e njëqind e dhjetë mijë e pesëdhjetë) lekë bëhet 122 001 700 (njëqind e njëzet e dy milionë e një mijë e shtatëqind) lekë.
2. Pronarët të kompensohen për diferencën e konvertimit në truall të sipërfaqes së shpronësuar sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Totali i diferencës së konvertimit, prej 891 650 (tetëqind e nëntëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
4. Likuidimi të fillojë më 30.1.2009 dhe të përfundojë 30.3.2009.
5. Pronarët e listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim ZRPP”, të kompensohen për diferencën përkatëse të konvertimit të tokës në truall, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
6. Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve tё bëjë likuidimin e pronarëve brenda afateve të përcaktuara në pikën 4, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.
7. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
02/02/2009