V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.80, DATË 28.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SEKTORIALE TË MBROJTJES SOCIALE DHE PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E SAJ”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.80, DATË 28.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SEKTORIALE TË MBROJTJES SOCIALE DHE PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E SAJ”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjes Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.80, datë 28.1.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa:
a) Në strategjinë sektoriale të mbrojtjes sociale, që i bashkëlidhen vendimit, pas kapitullit 6 shtohet kapitulli 7, me titull “Dokumenti i politikave ndërsektoriale për moshën e tretë”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Në planin e veprimit të strategjisë sektoriale të mbrojtjes sociale, që i bashkëlidhet vendimit, shtohet aneksi nr.2, me titull “Plani i veprimit për politikat ndërsektoriale të moshës së tretë, për periudhën 2009-2013”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Instituti i Shëndetit Publik dhe Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009