E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI, NË FONDIN E SHPENZIMEVE MIRATUAR PËR VITIN 2009, PËR ENTIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA (ERRU)

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI, NË FONDIN E SHPENZIMEVE MIRATUAR PËR VITIN 2009, PËR ENTIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA (ERRU)

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 11, të     ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Entit Rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura, në fondin e shpenzimeve të miratuara për vitin 2009, t’i shtohet fondi 2 800 000 (dy milionë e tetëqind mijë) lekë, për kryerjen e rikonstruksionit të mjediseve të punës, në ndërtesën 5 katëshe (kati 4, 8 zyra dhe mjedise ndihmëse), në rrugën “Gjergj Fishta”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›