E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR EMËRIMIN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT PËR VLERËSIMIN E MASAVE PËR IMPORTET

V E N D I M

PËR

EMËRIMIN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT PËR VLERËSIMIN E MASAVE PËR IMPORTET

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 5,  të ligjit nr.9790, datë 19.7.2007, " Për masat mbrojtëse në importe ", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Emërimin e anëtarëve të komisionit për vlerësimin e masave për importet, si më poshtë vijon:

Z. Genc Ruli Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
Znj. Anila Jani Drejtore e Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregut, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
Z. Endrit Lami  Drejtor i Drejtorisë së Makroekonomisë, në
     Ministrinë e Financave;
Z. Grigor Gjeçi Drejtor i Drejtorisë së Politikave Rurale, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;
Z. Genci Muçaj Drejtor i Promovimit Ekonomik dhe Kulturor, në Ministrinë e Punëve të Jashtme;
Znj. Lindita Xhillari Drejtore e Departamentit Juridik dhe të Shërbimeve, në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë;
Z. Genc Çeli Drejtor i Drejtorisë së Statistikës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

2. Anëtarët e komisionit janë kryesisht juristë dhe/ose ekonomistë.

3. Çdo anëtar i komisionit për vlerësimin e masave për importet të shpërblehet me 5 000 (pesë mijë) lekë për pjesëmarrje në mbledhje, por masa e shpërblimit mujor nuk duhet të jetë më shumë se 5 000 (pesë mijë) lekë.

4. Sektori i antidumpingut, pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ushtron funksionet e sekretariatit teknik, gjatë procesit të hetimit dhe të punës së komisionit për vlerësimin e masave për importet.

5. Ngarkohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në " Fletoren zyrtare ".

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›