E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË NJË KONVOJI USHTARAK SLLOVEN, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M 

PËR 

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË NJË KONVOJI USHTARAK SLLOVEN, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.       Lejimin e kalimit tranzit të një konvoji ushtarak slloven, të përbërë nga   2 (dy) automjete dhe 4 (katër) trupa, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Porti i Durrësit – Qafë-thanë, në datën  14 prill 2008. Një prej automjeteve është shoqërues dhe niset nga Prishtina po në këtë datë.

Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për automjetin shoqërues të jetë pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.

Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për konvojin ushtarak slloven të jetë Porti i Durrësit dhe pika e daljes të jetë pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.

2.       Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në/nga Republika e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera, pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, ratifikuar me  ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

3.       Konvoi ushtarak slloven, gjatë itinerarit të lëvizjes nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, të shoqërohet nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

4.       Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›