E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR FINANCIMIN E URDHRIT TË INFERMIERIT ME NJË GRANT, PËR NJË PERIUDHË NJËVJEÇARE

V E N D I M 

PËR 

FINANCIMIN E URDHRIT TË INFERMIERIT ME NJË GRANT, PËR NJË PERIUDHË NJËVJEÇARE

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës,  të nenit 18, të ligjit nr.9718, datë 19.4.2007, “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”,  të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Financimin, për një periudhë njëvjeçare, të Urdhrit të Infermierit, me një grant 2 000 000 (dy milionë) lekë.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


18/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›